Juventusi ka arritur ta fitojë derbin e Italisë në përballje me Milanin 2-1.
Zonja e Vjetër ka marrë një tre pikësh të artë, por që ka humbur mesfushorin gjerman Emre Can.
Reprezentuesi i Gjermanisë është lënduar në minutën e 25-të dhe është zëvendësuar nga bashkëkombësi i tij Sami Khedira.
Can rrezikon të humb edhe ndeshjen e rëndësishme çerekfinale ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve.
Ka qenë trajneri Massimiliano Allegri që ka folur për lëndimin e mesfushorit pas ndeshjes.
“Ka një ndrydhje të këmbës, por është një situatë pak delikate. Shpresoj që dëmtimi të jetë i lehtë, por do të shohim se si do të shkojnë gjërat deri ditën e ndeshjes”, tha Allegri.
Në rast se mungon Can, vendin e tij në formacionin titullar ndaj Ajaxit do ta zë Sami Khedira. /Telegrafi/