Telegrafi

Lëndohet edhe Xavi

Klubi i Barcelonës ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare të saj, se mesfushori spanjoll Xavi Hernandez do të mungojë në dy javët e ardhshme.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se Xavi ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë, dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë kundër Stuttgartit (LK) dhe Racing Santanderit dhe Malagas (La Liga).

Blaugranët në ndeshjen kundër Atletico Madridit humbën edhe Sydou Keitan, i cili do të mungojë për katër javë. /Telegrafi/