Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli, ka pësuar një lëndim në tubimin e tij me Italinë.
Mbrojtësi qendror ishte i ftuar për ndeshjet me Spanjë dhe Italinë nga trajneri Antonio Conte.
Sipas Sky mbrojtësi ka pësuar një lëndim muskulor dhe është larguar nga Coverciano.
Juventusi ka probleme me lëndimet e mbrojtëseve pas Giorgio Chiellini dhe Martin Caceres po ashtu kanë lëndime.
Leonardo Bonucci dhe Daniele Rugani janë të vetmi mbrojtës të gatshëm. /Telegrafi/