Telegrafi

Lëndohet Donis Avdijaj

Kosova do të luajë sonte në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”.

Përfaqësuesja jonë do të zhvillojë ndeshjen e parafundit të kualifikueseve kundër Ukrainës.

Por, trajneri Albbert Bunjaku nuk do ta ketë në dispozicion një prej lojtarëve të repartit sulmues.

Lexo po ashtu Donis Avdijaj: Duam t'i prishim punë Ukrainës dhe Islandës (Video)

Bëhet fjalë për Donis Avdijajn, i cili sot ka pësuar një lëndim që e bënë të jetë jashtë fushave të blerta.

Telegrafi mëson se futbollisti tashmë do të kryej disa kontrolle mjekësore gjatë ditëve në vijim në Kosovë.

Lojtari 21-vjeçar kujtojmë se ka folur për portalin tonë para takimit rreth takimit me Ukrainën, ku ka shprehur besimin se përfaqësuesja jonë do të ketë një paraqitje të mirë.

Ndryshe, sulmuesi ka pasur vetëm dy paraqitje deri më tani për Kosovën. /Telegrafi/