Telegrafi

Lëndohet Carrasco, mungon kundër Realit

Atletico Madrid ka marr një lajm të hidhur prej stafit mjekësor.

Yannick Ferreira Carrasco ka pësuar një lëndim në takimin e mbrëmshëm kundër Villarrealit, të cilën Atletico e humbi para shikuesve të vetë me rezultat minimal 1-0.

Belgu do të mungoj në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, e cila luhet në Santiago Bernabeu, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave spanjoll, futbollisti pritet të mos të paraqitet në fushat e blerta për rreth dy javë

Carrasco qëndroi në fushë për rreth 15 minuta në takimin e xhiros së 34 të La Ligas. /Telegrafi/