Juventusi ka arritur të marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Lazio 1-2.
Por kampionët në fuqi të Italisë kanë humbur mbrojtësin Leonardo Bonucci.
Qendërmbrojtësi italian ka pësuar një lëndim në pjesën e parë dhe u zëvendësua nga Giorgio Chiellini.
Pas analizave të kryera, është konstatuar se Bonucci ka pësuar një lëndim në kaviljen e djathtë.
Kësisoj ai pritet të mbesë jashtë fushave për rreth 30 ditë ku do t’i humbas gjashtë ndeshje.
Fillimisht Bonucci pritet të mungojë në kuadër të Kupës së Italisë ndaj Atalantës.
Italiani nuk do të mund të paraqitet në sfidat e kampionatit ndaj Parmës, Sassuolos, Frosinones dhe Bolognas.
Ndërkohë Bonucci do ta humbas edhe ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Rikthimi i qendërmbrojtësit në fushë pritet të ndodh në fillim të muajit mars në ndeshjen ndaj Napolit. /Telegrafi/