Lucas Biglia mund të mungojë ndaj Shkëndijës.
Transferimi i ri i Milanit për momentin është jashtë sfidës ndaj Betisit për shkak të një lëndimi, kurse rrezikon edhe ndeshjen ndaj ekipit tetovar, Shkëndijës.
Ish-mesfushori i Lazios ka pësuar një dëmtim muskulor që ia ka pamundësuar atij zhvillimin normal të përgatitjeve parasezonale.
Biglia dhe Bonucci janë të regjistruar për ndeshjen ndaj Shkëndijës, por nuk dihet nëse do të paraqiten.
Sky Sport në anën tjetër konfirmon se Biglia ka lëshuar stërvitjet për shkak të dëmtimit dhe kështu është në dyshim të madh për ndeshjen ndaj Shkëndijës. /Telegrafi/