Telegrafi

Lëndohet Amir Rrahmani, zëvendësohet me Fidan Alitin

Mbrojtësi Amir Rrahmani ka pësuar një dëmtim në fillimin e ndeshjes mes Kosovës dhe Moldavisë.

Rrahmani u rrëzua pas një dueli me një sulmues moldav, ku lëndoni krahun.

Ai provoi të luajë për disa minuta, por nuk ia doli, pasi dhimbjet ishin më të mëdha se sa dëshira.

Rrahmani u zëvendësua nga Fidan Aliti në minutën e 19-të.

Aliti tani po luan në qendër me Ibrahim Dreseviqin. /Telegrafi/