Real Madrid merr një tjetër goditje pas lëndimit të Toni Kroos.
Në listën e dëmtimeve është futur dhe sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.
Morata është lënduar në ndeshjen kundër Anglisë, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Realit.
“Pas testeve të kryera të mërkurën, Morata është diagnostifikuar me lëndim të shkallës së dytë të muskulit të këmbës së djathtë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Realit duke mos bërë të ditur nëse sulmuesi do të luajë kundër Atletico Madridit. /Telegrafi/