Një vajzë katëvjeçare nga fshati Gradec i Gostivarit ka marrë lëndime të rënda, pasi dje rreth mesditës është përplasur nga një automobil që ka lëvizur në oborrin e shtëpisë familjare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Menjëherë pas ngjarjes, 4-vjeçarja është transferuar në spitalin e Gostivarit, ndërsa prej atje është dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup.
Sipas informacioneve të fundit, vajza nuk është në rrezik jete./Telegrafi/