Një vajzë 3-vjeçare është lënduar rëndë pasi është goditur një veturë e tipit “Mercedes” që drejtohej nga 20-vjeçar nga Shkupi, shkruan Telegrafi Maqedoni.
MPB në njoftimin e sotëm inforomon se aksidenti ka ndodhur dje në orën 16:30 në fshatin Batincë, ndërsa vetura drejtohej nga personi me inicialet I.A. nga Shkupi.
Vajza është dërguar në spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. /Telegrafi/