Telegrafi

Lëndohen tre policë, Prokuroria e liron sulmuesin

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar zyrtarë policorë derisa ata nga i dyshuari kanë kërkuar që ta lirojë rrugën e bllokuar me veturën e tij.

Gjatë arrestimit, tre policët kanë pësuar lëndime. Atyre u është ofruar edhe ndihma mjekësore, ndërsa, i dyshuari, me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.