Duket se festa për titull e Juventusit nuk ka shkuar si duhet për tifozët e ekipit Bianconer.
Raportohet për plot gjashtë të lënduar në festën e Juves për titull, ku dy janë në gjendje të rëndë pasi autobusi i tyre aksidentalisht u kap nga kabllot e energjisë elektrike gjatë paradës së Scudettos.
Ekipi ishte në një autobus tjetër të hapur në pjesën lart duke parakaluar në rrugët e Torinos gjatë mbrëmjes ku u festua titulli i Serie A dhe i Coppa Italias.
Sipas agjencisë së lajmeve AGI, janë dy adhurues të Juventusit të lënduar rëndë që janë në spital dhe katër të tjerë që kanë pësuar lëndime më të lehta.
Thuhet se autobusi jozyrtar përplot me ultras të Juves tentoi t’i afrohej autobusit të ekipit derisa aksidentalisht preku kabllot e energjisë elektrike në rrugën Corsa Grosseto.
Kjo ishte parada e parë e Juventusit me autobus të hapur që prej katër vitesh.
/Telegrafi/