Telegrafi

Lëndohen shtatë persona në rrugën Veles – Liqeni i Rinisë

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Veles – Liqeni i Rinisë, janë lënduar shtatë presona, tre vajza të mitura, dy zonja dhe dy djem të mitur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë të lënduarit janë ashtë rrezikut për jetë, kurse aksidenti ka ndodhur sot në mesditë. Gjatë askidentit, janë përplasur dy vetura, të cilat më pastaj edhe janë rrokullisur.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimet e duhura, kurse të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Velesit./Telegrafi/