Site icon Telegrafi

Lëndohen rëndë shtatë persona në një aksident në magjistralen Veles-Shkup

Në autostradën Veles – Shkup, në rreth 400 metra para pikës pagesore “Otovicë” dje rreth orës 09:30 ka ndodhur fatkeqësi komunikacioni mes pesë automjeteve, me ç’rast janë lënduar shtatë persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB-ja sot kumtoi se janë përplasur automjeti “Mazda” me targa nga Prilepi, i drejtuar nga M.N. (52) nga Kavadari, automjeti “Mecedes” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga R.T. (22) nga Kavadari, automjeti “Folksvagen Golf” me targa të Prilepit, i drejtuar nga K.N. (37) nga Prilepi dhe automjeti “Volvo” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga T.R. (53) nga Kavadari.

Pas fatkeqësisë, me automjete të Ndihmës urgjente mjekësore, në Spitalin e përgjithshëm Veles janë dërguar shtatë pjesëmarrës në fatkeqësinë, prej të cilëve lëndime të rënda janë konstatuar te shoferi P.P, ndërsa tek të tjerët janë konstatuar lëndime dhe pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Veles. /Telegrafi/

Exit mobile version