Site icon Telegrafi

Lëndohen Ramos dhe Isco, mungojnë disa javë

LAS PALMAS, SPAIN - MARCH 13: Sergio Ramos (2ndL) of Real Madrid CF celebrates scoring their opening goal with teammate Francisco Roman Alarcon alias Isco (R) during the La Liga match between UD Las Palmas and Real Madrid CF at Estadio de Gran Canaria on March 13, 2016 in Las Palmas, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Real Madridi ka udhëtuar të premten pasdite pa dy lojtarë ndër kryesorit drejt Valencias.

Sergio Ramos dhe Isco nuk janë ndër të ftuarit nga Zinedine Zidane për ndeshjen e së shtunës në Mestalla.

Ramos vuan nga një mbingarkesë me edemë dhe do të jashtë fushave të blerta për rreth dy javë.

Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshje e parë kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve. Në fakt, ai është vendosur të mos luajë pasi që nuk dëshirojnë të lëndohet edhe më tepër.

Isco ka lënduar ijën e këmbës së djathtë, e cila do ta lë jashtë për rreth një javë. Me këto dy mungesa, Nacho dhe Varane pritet të jenë në qendër të mbrojtjes së Los Blancos.

Pa Iscon, Reali pritet t’i kthehet BBC-së famshme me benzeman, Balen dhe Cristiano Ronaldon.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet me fillim në ora 16:15. /Telegrafi/

Exit mobile version