Site icon Telegrafi

Lëndohen pesë persona në një askident në Shkup

Foto: Ilustrim

Në një aksident që ka ndodhur në udhëkryqin nga bulevardi ‘Aleksandari i Maqedonisë’, rruga ‘Brigada e 16-të e Maqedonisë’ dhe rruga ‘Brigadat internacionale’ një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër të tjerët lëndime më të lehta.

Nga MPB njoftojnë se në aksident kanë marrë pjesë gjashtë automjete, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë S.D (51) nga Shkupi.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version