Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Bresi të Komunës së Fushë Kosovës kanë mbetur të lënduar katër persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani tha se njësitet policore janë përgjigjur rastit.
“Në ora 11:20, në Bresie (Fushë Kosovë) ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë katër vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Njësitet policore iu janë përgjigjur rastit”, tha ai.
Edhe në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident me fatalitet që kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë lënduar tre.
Po ashtu, në një aksident komunikacioni në afërsi të Lipjanit ka mbetur i vdekur një preson dhe janë lënduar dy të tjerë.
Edhe katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Istog. /Telegrafi/