Site icon Telegrafi

​Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në mesditën e së mërkurës në Magjistralen Gjilan-Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë.

Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura ku edhe janë lënduar katër persona. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tregon se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

“Rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë qenë të përfshira 4 vetura. Për pasojë nga aksidenti janë lënduar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka treguar Ahmeti.

Exit mobile version