Pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në mes të K. F Bregallnica dhe K. F Pelisteri, të luajtur në Koçan, ka ardhur deri te përleshja masive në mes të tifozëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 16 e 40 dhe është shkaktuar nga tifozët e Pelisterit, të cilët pas përfundimit të ndeshjes, janë përleshur me qytetarët.
Në tentim për të parandaluar përplasjen, ka ndërhyrë policia, por që është sulmuar nga ana e tifozëve. Nga ky incident, janë lënduar gjashtë policë, ndërkaq janë lënduar edhe tifozë. Me këtë rast, policia ka arrestuar disa tifozë të Manastirit./Telegrafi/