Telegrafi

Lëndohen dy zjarrfikës në Shtip, po shuanin zjarrin në një deponi

SPB njofton se dy zjarrfikës janë lënduar gjatë shuarjes së zjarrit në një deponi.

“Dje në ora 18:51 në SPB Shtip është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një deponi të vjetër, pas së cilës zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Shtip.

Gjatë shuarjes së zjarrit lëndime kanë marrë B.R. (42) dhe A.M. (41), të dy nga Shtipi, me çka janë dërguar për dhënien e ndihmës së shpejtë”, thonë nga MPB./Telegrafi/