Dy persona janë lënduar dje gjatë shpërthimit të një makine në fabrikën “Vitalia” në lagjen “Qeramidnica” të Shkupit, ndërsa tek dy persona tjerë është konstatuar vetëm shqetësim.
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dje në orën 10:20 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup G.D ka denoncuar se në lagjen “Qeramidnica” në rrugën “516”, në fabrikën “Vitalia”, ka ndodhur shpërthimi i një makine – furrë me gaz, me ç’rast ka pasur persona të lënduar të cilët kanë punuar në uzinë.
Të lënduar kanë qenë M.M (49) nga Shkup dhe H.M (33) nga fshati Agino i Kumanovës. Ndërsa shqetësime janë konstatuar tek N.N (42) dhe V.S (54).
Nga policia thonë se kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar arsyet e shpërthimit të makinës./Telegrafi/