Telegrafi

Lëndohen dy punëtorë në Gostivar

Në dy raste të ndara, dy punëtorë kanë marrë lëndime të rënda pasi që janë rrëzuar nga shkallët derisa kanë qenë duke punuar në objekte në rrethinën e Gostivarit.

Gostivarasi N.A. (25) dje në fshatin Bellovishtë, Gostivar duke punuar në shtëpinë e Xh.D. ka rrëshqitur nga shkalla në të cilën ka qëndruar dhe ka rënë në shtresë betoni në lartësi prej katër metrave. Është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, pas së cilës është transferuar në Qendrën urgjente pranë kompleksit “Nënë Tereza” në Shkup.

Në rastin e dytë gjatë montimit të një kondicioneri në një servis në rrugën “Ilindenska” në Gostivar ka rënë nga shkalla dhe është lënduar rëndë D.K (36). Në spitalin e Gostivarit i është konstatuar frakturë në një dorë./Telegrafi/