Telegrafi

Lëndohen dy persona në një aksident në Veles

Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar në një aksident që dje rreth orës 13:00 ndodhi në rrugën “Risto Popov” në lagjen Prevalec në Veles.

Në aksident kanë marrë pjesë makina “Fiat Punto” me targa të Velesit, e drejtuar nga S.D (53) nga Velesi dhe makina “Kia Rio” me targa të Velesit e drejtuar nga N.S (62) poashtu nga Velesi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aksident janë lënduar shoferi S.D dhe bashkëudhëtari në makinën “Fiat Punto”, B.D (57), të cilët me Ndihmën e Shpejtë janë dërguar në Spitalin e Velesit.

Hetime në vendin e aksidentit janë kryer dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve./Telegrafi/