Janë lënduar dy motoçiklistë në një aksident që ka ndodhur dje në aeroportin sportiv “Axhitepe” në Kumanovë.
Siç kumtoi MPB, aksidenti ka ndodhur në orën 14:50 minuta mes motoçikletës “Suzuki” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga B.T (33) nga Shkupi dhe motoçikletës “Jamaha IT5″, me targa të Shkupit, të drejtuar nga M.N. (19) nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
B.T është lënduar rëndë, ndërsa M.N ka marrë lëndime të lehta trupore. U është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ks kryer ekipi nga SPB Kumanovë. Ndërsa po punojnë për ndriçim të plotë të rastit./Telegrafi/