V.M (41) nga fshati Duraçka Reka dhe N.S (40) nga Kriva Pallanka, minatorë në minierën Toranicë afër Kriva Pallankës janë lënduar dje nga rrëshqitja e dheut gjatë minimit të një miniere.
Siç njoftojnë nga MPB, dje rreth orës 14:40 në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë që të dy janë sjellë për dhënie të ndihmës mjekësore.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e shërbimeve të policisë, inspektorëve të punës, një inspektori shtetëror të minierave dhe një përfaqësuesi të minierës./Telegrafi/
Foto: Arkiv