Telegrafi

Lëndohen dy fëmijë nga goditja me vetura

Sipas policisë, në rrugën “Ismajl Qemajli” në Prizren, ngasësi me veturë civile me targa vendore nga pakujdesia ka goditur një fëmijë, këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Këmbësori pas tretmanit mjekësor në spitalin e Prizren është liruar në shtëpi.

Kurse, në rrugën “Rilindja Kombëtare” në Malishevë një person me veturë civile nga pakujdesia ka goditur po ashtu një fëmijë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Këmbësori pas tretmanit mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Malishevë është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Po ashtu, në fshatin Lladroviq të Malishevës ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile me targa vendore. Si pasoj e aksidentit është lënduar pasagjerja femër e cila pas tretmanit mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Malishevë është liruar në shtëpi. /Telegrafi/