Telegrafi

Lëndohen babë e bir në një aksident trafiku në Tetovë

Dje rreth orës 12:15, në rrugën “146” në Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë pësuar dy persona.

Siç njoftojnë nga policia, vetura e tipit “Golf 4” të cilin e ka drejtuar person i panjohur, ka lënduar dy persona (babë e bir), të cilët kanë qenë në motoçikletë.

Pas aksidentit, shoferi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në këtë aksident drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda, ndërsa djali i tij 4-vjeçar ka marrë lëndime më të lehta. Të dy ata janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës

“Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë, me ç’rast është njoftuar edhe prokurori publik”, thonë nga policia.