Site icon Telegrafi

Lëndohen 11 persona në 6 aksidente komunikacioni në Tetovë

11 persona kanë përfunduar me lëndime të lehta në 6 aksidente komunikacioni që kanë ndodhur dje në rajonin më të gjërë të Tetovës, ndërkaq janë shkaktuar dëme materiale prej rreth 320 mij denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas zëdhënësit të MPB-së, Marjan Josifovski, shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve kanë qenë shpejtësia, mosrespektimi i përparësisë dhe nuk e kanë mbajtur kahjen e duhur.

Njiherit, SPB e Tetovës apelon te pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm për shkak se shiu i ka bërë rrugët të lagështa dhe të rëshqitshme dhe se një pakujdesi e vogël mjafton që shoferët të humbin kontrollin mbi automjetin. Shpejtësia e lëvizjes duhet të jetë e përshtatshme me rrethanat ambientale, pastaj duhet të respektohet e drejta e përparësisë dhe të drejtohet vetura në kahjen e duhur./Telegrafi/

Exit mobile version