Qendërmbrojtësi francez, Raphael Varane, është detyruar ta lëshojë fushën në finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës.
Në një përpjekje për ta pastruar topin, ai u lëndua, ashtu që u zëvendësua në minutën e 43-të të takimit.
Pos që është lojtar kryesor në mbrojtjes e Les Bleus, Varane është kyç edhe te ekipi i Manchester Unitedit.
Rest up, @RaphaelVarane 🙏
#MUFC | #NationsLeague https://t.co/fe7W78lQWl
— Manchester United (@ManUtd) October 10, 2021
Në momentin e lëndimit, 28-vjeçari u ul në fushë dhe më pas u rrethua nga ekipi mjekësor që u përpoqën ta ndihmojnë.
Lëndimi paraqet frikë të dyfishtë për Djajtë e Kuq, pasi edhe Harry Maguire ka probleme me muskujt e pasmë të pjesës së poshtme të këmbës.
Të shtunën, Unitedi përballet me Leicester Cityn para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atalantas në javën e ardhshme. /Telegrafi/