Futbolli edhe pse është sport i bukur me plot magji, ndonjëherë di të jetë edhe i dhimbshëm për shumë futbollistë.
I fundit ishte sulmuesi senegalez Demba Ba, që në ndeshje me skuadrën e tij Shanghai theu këmbën.
Marca ka bërë një përzgjedhje të tetë lëndimeve më të dhimbshme, transmeton Telegrafi.
Disa nga lojtarët janë bërë pa ndërhyrja të kundërshtarit.
Lëndimi i tmerrshëm i Ewald Lienen
Kjo kishte ndodhur në ndeshjen Werder Bremen-Arminia Bielefeld, në sezonin 81/82. Ai kishte lënduar këmbën me një prerjeje prej 25 centimetra.
26 operacionet e David Busst
Lojtari i Conventryt, David Busst, kishte pësuar një dëmtim të tmerrshëm në Old Trafford në vitin 1996. Ai u desh të operohet 26 herë që të ruajtur këmbën.
Momenti më i keq në karrierën e Ronaldos
Ishte 12 prilli i vitit 2000, kur Ronaldo në Romë kundër Lazios pësoi një dëmtim të tmerrshëm. Ai atë ditë ishte kthyer nga një dëmtim që e kishte mbajtur jashtë fushave për një vit.
https://www.youtube.com/watch?v=HWUkSSFaWso
Thyeja e këmbë së Manuel Pablo
Në ndeshjen Deportivo-Celta të vitit 2001, Pablo kishte marr një ndërhyrje që ia theu keq këmbën.
Lëndimi që e bëri Petr Cech-un me helmetë
Ishte tetor i vitit 2006, në ndeshjen Chelsea – Reading, ku Stephen Hunt godet në kokë portierin e njohur Petr Cech. “Është me fat që është ende gjallë”, patit thënë Mou pas ndeshjes.
Lëndimi brutal i Eduardos
Sulmuesi kroat i Arsenalit, Eduardo, kishte marrë një ndërhyrje të fortë në ndeshje me Birminghamin. Këmba e tij pothuajse u nda.
Krahu i Puyolit
Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të viti 2012, Barcelona–Sporting, Puyol pas largimit të topit me kokë kishte zënë keq dorën. Atij ju deshën 6 javë për tu kthyer në aksion. Pamja ishte e tmerrshme.
Gjuri i Krohn-Dehli
Anësori danez Michael Krohn-Dehli më tu futur në lojë, pas 11 minutash u desh ta bërë atë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sR6cNxLchmE