Barcelona do të presë rezultatin e testeve mjekësore në mëngjes, pas një dëmtimi të Luis Suarez në humbjen 3-1 ndaj Levantes në La Liga.
Uruguaiani është duke vuajtur nga një lëndim në gju deri më tani këtë sezon, dhe ai bëri me shenjë nga banka rezervë se duhet të largohej nga fusha pas vetëm 40 minutash.
Carles Perez zëvendësoi 32-vjeçarin, i cili tregoi zhgënjimin e tij drejt një pjesëtari të stafit mjekësore derisa po largohej nga fusha.
[❗LATEST NEWS] The tests carried out this afternoon have shown that Luis Suárez has a lesion in the right leg. Therefore, he is currently not available for selection, and the evolution of the injury will determine his availability pic.twitter.com/PWJkgec2Pk
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 2, 2019
Ernesto Valverde konfirmoi se testet fillestare nuk kanë zbuluar problemin e lëndimit dhe se ai do të rivlerësohet kur të kthehen në Barcelonë në mëngjes.
Trajneri shtoi se mund të jetë një lëndim më serioz, i shkaktuar nga një duel i rëndë me mbrojtësin e Levantes, Carlos Clerc.
Nëse Suarez nuk arrin të rikuperohet me kohë, atëherë do të humbë takimin ndaj Slavia Pragës në javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve, por do të ishte i gatshëm për sfidën ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/