Telegrafi

Lëndimi i Suarez, humb Kupën e Amerikës?

Luis Suarez shqetëson Uruguain, pasi sulmuesi i Barcelonës u dëmtua në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sevillas, duke u zëvendësuar në minutën e 57-të.

Ylli i Barcelonës u pa duke qarë në stol, me sa duket duke para ndjerë se dëmtimi ishte vërtet serioz, por sot janë kryer edhe kontrollet e detajuara mjekësore.

Rezonanca magnetike ka evidentuar në bicepsin e djathtë femoral dhe Luis Suarez duhet të pushojë 3-4 javë.

Një prognozë e tillë do të thotë se Suarez do të humbasë pjesën më të madhe të Kupës së Amerikës, që zhvillohet në 4 deri më 26 qershor, çka do të thotë se Suarez mund të luajë vetëm në gjysmëfinale ose në finalen e mundshme.