Site icon Telegrafi

Lëndimi i rëndë i Kemba Walker trondit të gjithë në NBA

Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në ndeshjen e NBA mes Denver Nuggets dhe Boston Celtics.

Fundori amerikan i Celtics, Kemba Walker ka pësuar një lëndim të frikshëm në këtë përballje.

Kur kishin mbetur edhe tre minuta deri në mbyllje të çerekut të dytë, Walker u rrëzua dhe u përplas me bashkëlojtarin e tij Semi Ojoleye.

Walker mbeti në fushë i palëvizur pasi kishte pësuar tronditje dhe ndeshja u ndalua për t’iu dhënë ndihma mjekësore.

Menjëherë lojtari u largua nga parketi për tu transferuar në spitalin më të afërt.

Boston Celtics tani ka njoftuar se gjendja e lojtarit është e mirë, por ai ka pasur vetëm një tronditje. /Telegrafi/

Exit mobile version