Telegrafi

Lëndimi i rëndë i Asension ndryshon situatën e transferimeve të Real Madridi

Mesfushori sulmues i Real Madridit, Marcos Asensio ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë në ndeshjen ndaj Arsenalit.

Sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë të takimit dhe në minutën e 58’ ku shënoi golin e barazimit për 2-2.

Po pas pak minutash ai mori një dëmtim të rëndë. Klubi e ka konfirmuar se Asensio, ka këputur ligamentin në gjurin e majtë dhe ka nevojë për të paktën 6 muaj pushim.

Ky dëmtim ndryshon edhe planet e Real  Madridit për këtë afat kalimtar.

Tashmë Zinedine Zidane mund të vendosë që të mbajë në skuadër James Rodriguez, i cili kërkohet nga Napoli dhe Atletico Madridi.

James Rodriguez (Foto: Marca.com)

Asgjë nuk ndryshon ndërkohë sa i përket Gareth Bale, që duhet të largohet këtë verë.

Rodrygo duket së është përshtatur mirë te Reali dhe edhe ky me gjasa të mëdha do të qëndrojë. /Telegrafi/