Site icon Telegrafi

Lëndimi i Piques e ka lënë Barcelonën në një pozitë aspak të mirë

Lëndimi i Gerard Piques i ka shkaktuar mjaftë probleme Barcelonës, që nuk mund të llogarisë në të për disa muaj.

Mbrojtësi spanjoll i është bashkuar Ansu Fatiti, ku që të dy do të qëndrojnë jashtë fushe për disa muaj, e që mungesa e tyre te skuadra katalunase do të jetë evidente.

Por, në rastin e Piques, Barcelona ka humbur shumë, shkaku që nuk po mund të zëvendësojë atë e as nuk mund të transferojë.

Edhe pse afati kalimtar i janarit nuk qëndron larg, klubi Blaugranas është futur në një krizë financiare, derisa borxhi i përgjithshëm ka shkuar në 800 milionë euro.

Barcelona nuk ka arritur t’i bind lojtarët që të heqin dorë nga 30 për qind e pagës së tyre, në mënyrë që të evitojnë falimentimin.

Duke parë gjendjen në klub, skuadra katalunase vështirë se do mund të bëjë transferime në janar. /Telegrafi/

Exit mobile version