Site icon Telegrafi

Lëndimi i Pedrit mendohet të jetë i rëndë dhe mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit

Pedri mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit pas lëndimit në ndeshjen e Barcelonës ndaj Eintracht Frankfurtit.

Blaugranët patën një natë të tmerrshme të enjten në mbrëmje pasi u eliminuan nga Liga e Evropës, pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 4-3 nga Eintracht Frankufrt.

Megjithatë, ndërsa po kryhet ‘post-mortem’, duket se gjërat do të përkeqësohen edhe për shumë për klubin nga Camp Nou.

Mesfushori Pedri u detyrua ta lëshoj fushën në pjesën e parë, duke u ankuar për një dëmtim muskulor. Ai u zëvendësua nga Frenkie de Jong, i cili ishte lënë në stol për shkak të sëmundjes gjatë javës.

Prognoza e parë për dëmtimin e Pedrit nuk është e mirë.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Pedri mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit, me 6-8 javë që mendohet të jetë periudha e rikuperimit.

Pedri tashmë kishte humbur pjesën e parë të sezonit për shkak të lëndimit, duke u rikthyer në janar të këtij viti. Ai duket i vendosur për një tjetër mungesë të gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version