Juventusi shpresonte ta tejkalojë periudhën e lëndimeve, mirëpo ekzaminimet mjekësore kanë treguar një lëndim muskulor për Arkadiusz Milik.
28-vjeçari nuk mund të luante në minutat e fundit të ndeshjes kundër Monzas duke treguar se kishte dhimbje në kofshën e majtë.
Gjatë të hënës, testet mjekësore kanë treguar se polaku ka pësuar një lëndim të muskujve të kofshës së majtë dhe pas dy javësh do t’u nënshtrohet ekzaminimeve tjera për të përcaktuar kohën e mungesës së tij.
Lëndimi është një goditje serioze për Massimiliano Allegrin dhe Juventusin, pasi Milik mund të mungojë ndërmjet gjashtë dhe tetë javë.
Zonjës së Vjetër sapo ia janë kthyer Paul Pobga dhe Dusan Vlahovic, të cilët duhet ta rikthejnë gjendjen fizike për të qenë të aftë për lojë të plota. /Telegrafi/