Telegrafi

Lëndimi i Marcelos erdhi për arsyeje banale, dysheku ku fle në hotel është i keq

MOSCOW, RUSSIA - JUNE 27: Marcelo of Brazil reacts after being substituted due to an injury during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Brazil at Spartak Stadium on June 27, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Mbrojtësi i Brazilit, Marcelo, është detyruar ta lërë fushën në pjesën e parë kundër Serbisë.

Ai kishte dhimbje të mëdha kur u zëvendësua, por nuk u kuptua se për çfarë dëmtimi po bëhet fjalë.

Pas ndeshjes mjeku i kombëtares braziliane Rodrigo Lasmar, ka shpjeguar situatën dhe pse lojtari doli nga loja.

Marcelo duke e lënë fushën (Getty Images)

“Bëhet fjalë për një ngërç në muskujt e shpinës, që nuk e lejonin Marcelon të luante”.

“Dysheku i hotelin që po qëndronim në Moskë mund të jetë arsyeja, pasi Marcelo nuk ka fjetur mirë”.

“Është ende herët për të dhënë një diagnozë të sajtë, Marcelo u ndje më mirë pas fizioterapisë që kryem në stadium, por duhet pritur edhe 24 orë”.

Momenti i zëvendësimit (Getty)

“Të shohim në ditët e ardhshme, se si do të shkojë mjekimi i tij. Nuk e dimë saktë se a do të jetë në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë mjeku i klubit.

Vetë Marcelo ka shkruar në Twitter së është mirë dhe se është i lumtur për fitoren e arritur.

“Do të kthehem shumë shpejt. Falë Zotit, nuk ishte asgjë serioze. Jam shumë i lumtur për fitoren”, shkroi ai. /Telegrafi/