Interi ka marrë një lajm të mirë në lidhje me Lautaro Martinezin, i cili humbi barazimin 0-0 të Argjentinës kundër Paraguait.
Sulmuesi argjentinas ka humbur ndeshjen, ndërsa Interi kishte frikë se do të kthehej i lënduar në skuadër pas pushimit me kombëtare.
Por Nerazzurrët, sipas Sky Sport Italia, kanë qenë në kontakt me stafin e Argjentinës, që e kanë siguruar Interin se Lautaro Martinez vuan vetëm nga lodhja në muskujt e kofshës dhe ndalimi ishte vetëm një masë paraprake.
🚨 L’#Inter tira un sospiro di sollievo: solo un leggero affaticamento per #LautaroMartinez. Il ‘Toro’ tornerà ad allenarsi già oggi nel ritiro dell’Argentina, con il Ct Scaloni che valuterà le sue condizioni in vista del match di domenica con l’Uruguay 📲@calciomercatoit
— Giorgio Musso (@GiokerMusso) October 8, 2021
Ai do të kthehet në stërvitje sot dhe do të jetë në dispozicion te Lionel Scalonit për ndeshjet e radhës kundër Uruguait dhe Perusë.
Interi kthehet në aksion kundër Lazios në “Olimpico” më 16 tetor, ndërsa pas saj një ndeshje në shtëpi kundër Sherif Tiraspol në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/