Telegrafi

Lëndimi i Kane mund ta dërgojë Rossin te Tottenhami

Tottenham Hotspur mund të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Fiorentinës dhe kombëtares italiane, Giuseppe Rossi.

Sipas Tuttosport, Tottenhami i ka ofruar një kontratë afat shkurtër në bazë të paraqitjeve.

Sulmuesi kryesor Harry Kane është dëmtuar në nyjën e këmbës dhe do të mungojë mbi dy muaj.

Në anën tjetër edhe sulmues korean Son Heung-min do të jetë në Kupën e Azisë me komëtaren e tij.

Nga sulmuesit në gjendje të mirë është vetëm Fernando Llorente, por që ka kërkuar të kthehet në Spanjë.

Italiani është lojtar i lirë, por ka filluar të stërvitet me Manchester Unitedin.

Ai ka bërë karrierë në Spanjë te Villarreal dhe në Serie A te disa klube. /Telegrafi/