Telegrafi

Lëndimi i Xhemailit mund të jetë serioz

La Gazzetta dello Sport njofton se mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësorë për të vlerësuar lëndimin.

Ndërkohë, ekziston frika se ka lënduar ligamentin përparmë, që do të thoshte përfundim i sezonit për të.

Kjo do të ishte goditje e rëndë për Parmën, që pas fillimit të jashtëzakonshëm të sezonit, në gjashtë ndeshjet e fundit ka pësuar pesë humbje. /Telegrafi/