Telegrafi

Lëndimi i Snejder nuk është serioz

Ish-lojtari i Real Madridit u nxor nga loja gjatë ndeshjes së mbrëmshme në mes të Holandës dhe Japonisë. Në fytyrën e lojtarit shihej një dhimbje e fuqishme, por pas analizave mjekësore u vërejt se lëndimi i tij nuk ishte aq serioz.

Mjeku i kombëtares holandeze ka pohuar se lojtari nuk ka thyerje të nyjës dhe ka kaluar vetëm me dëmtime të ligamenteve.

Snejder, i cili javën e kaluar debutoi me fanellën e Interit, tash do të rikthehet në Milano për të filluar procesin e rehabilitimit.

Mesfushori nuk do të luajë në ndeshjen e mesjavës kundër Skocisë, ndërsa është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Barcelona që zhvillohet më 16 shtator.