Futbollistja kosovare, e cila aktivizohet për përfaqësuesen gjermane të femrave në futboll, ka vetëm një tërheqje muskulore në kofshë, e cila nuk do ta mbajë atë gjatë kohë jashtë fushe.
“Futbollistja ka një tërheqje në kofshë. Duhet ta shohim se si do të zhvillohen gjërat në vazhdim. Në bashkëpunim me stafin teknik do ta ndjekim nga afër përparimin e gjendjes së saj dhe reagimin e muskulit”, ka thënë mjeku i klubit, Lenhert, siç përcjell Bota Sport.
Bajramaj këtë vit ishte e nominuar për FIFA Topi i Artë për futbollisten më të mirë të vitit, që megjithatë shkoi në duart e brazilianes Marta. /Telegrafi/