Telegrafi

Lëndimi horror i Ashley Westwood: Nikola Vlasic ishte në lot pas incidentit të tmerrshëm

Ka pasur skena shqetësuese në pjesën e parë të ndeshjes në Ligën Premier mes West Ham United dhe Burnley në stadiumin e Londrës të dielën pasdite.

Loja u ndërpre në minutën e 22-të për shkak të një dëmtimi të rëndë të Ashley Westwood.

Westwood thirri menjëherë stafin mjekësor pasi kishte hyrë në një sfidë me Nikola Vlasic.

Besohet se Westwood ka pësuar një thyerje të këmbës. Ai ishte ulur për rreth 10 minuta para se të largohej nga fusha.

Ndërkohë, Vlasic ishte absolutisht i shqetësuar dhe duhej të ngushëllohej nga shokët e skuadrës.

Burnley është duke fituar aktualisht 1-0 ndaj West Hamit, derisa ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar rreth këmbës së Westwood. /Telegrafi/