Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Jan Vertonghen, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.
Futbollisti belg e ka thyer hundën dhe përkundër përpjekjeve për ta mbajtur në lojë, ai u detyrua ta lëshonte fushën në pjesën e parë.
Lojtari madje e ndërroi fanellën e gjakosur duke shpresuar se do të luante, por në fund stafi mjekësor vendosi që ta largonte nga loja për më shumë.
https://twitter.com/Jasoninho10/status/1123312624912019459
Vet Vertonghen kërkoi të dilte nga loja, ndërsa teksa u nis për te tuneli për pak sa nuk e humbi vetëdijen dhe nuk u rrëzua. Më pas, atë e larguan duke e mbajtur.
Pos thyerjes së hundës, 32-vjeçari duket se ka pësuar tronditje në tru, për këtë arsye ka mundur ta humbë vetëdijen. /Telegrafi/