Cilësohej si një prej lojtarëve më premtues në akademinë e Real Madridit, por një lëndim i rëndë që pësoi në vitin 2022, e ka detyruar t’i jap fund karrierës më herët se sa kishte menduar.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Marc Cucalon, i cili sot (e martë) përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri të ditur pensionimin e tij të hershëm nga futbolli.
“Nuk e di se si ta nis këtë letër, kështu që do ta bëjë duke thënë faleminderit për secilin, nga zemra. Për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj kohe. Unë erdha në akademinë e Real Madridit në verën e vitit 2016 si fëmijë me plotë ëndrra dhe isha shumë, shumë i lumtur”.
“Dhe është e vërtetë që jeta ime ndryshoi plotësisht më 6 shtator të vitit 2022, kur u lëndova seriozisht në një ndeshje. Pas disa komplikimeve, ky lëndim më ka detyruar të marr vendimin e vështirë për t’i thënë lamtumirë futbollit”.
💔 Marc Cucalón retirement message:
I didn’t know how to start this letter. So I’ll do it by saying THANK YOU to everyone. From the heart. For all the support you have given me during this time. I arrived at the Real Madrid academy in the summer of 2016 as a kid with a backpack… pic.twitter.com/xfuPaxvGi6
— Madrid Zone (@theMadridZone) November 12, 2024
“Për këto dy vitet e fundit unë kam vuajtur fizikisht dhe mendërisht dhe me të gjithë qenien time dhe fuqinë jam munduar ta shijoj këtë sport sërish, por nuk ka qenë e mundur që të rikuperohem”.
“Mos më keqkuptoni, kjo nuk është një lamtumirë e dhimbshme aspak. Para së gjithash, unë kam qenë i privilegjuar që kam qenë pjesë e klubit më të mirë në botë dhe kam jetuar një ëndërr. Unë kam mësuar dhe jam rritur si person dhe si lojtar”, ka thënë ndër të tjerash Cucalon në letrën e tij.
Këputja e ligamentit kishte bërë që Cucalon në vitin 2022 t’i nënshtrohet operimit aty ku iu fut një bakter i rrallë në kërcin e kyçit, duke shkaktuar një infeksion të rrallë./Telegrafi/