Telegrafi

Lëndimi i Durantit duket se është më serioz, basketbollisti nuk do të luajë as në ndeshjet tjera kundër Blazers

Golden State Warriors ka arritur edhe fitoren e dytë kundër Portland Trail Blazers në kuadër të serisë finale të Konferencës Perëndimore.

Pas triumfit me rezultat 114:111 ka folur trajneri i kampionit në fuqi të NBA-së, Steve Kerr, i cili bëri të ditur se Kevin Durant nuk do të luajë edhe në dy ndeshjet e ardhshme.

“Ne po shikojmë përpara, por situata është pak më serioze se sa dukej në fillim. Ne do të shohim, gjithë dita po i kalon në terapi, plotësisht i përkushtuar për shërim. Ne shpresojmë që do të kthehet në një pikë, por ne duhet të presim dhe të shohim”, ka thënë Kerr.

Durant lëndoi këmbën e djathtë në çerekun e tretë të gjysmëfinales së pestë të Perëndimit kundër Houston Rockets.

Durant ka shkëlqeu në fazën e “playoff” të këtij viti para lëndimit, ku kishte një mesatare prej 34.2 pikëve dhe tri herë ka arritur të paktën 40 pikë gjersa në ndeshjet e fundit kundër Los Angeles Clippers LA pati 50 sosh.

Theksojmë se seria finale, përkatësisht dy ndeshjet e ardhshme Warriors do t’i zhvillojnë në Portland.

Ndryshe, ai mund të kthehet javën e ardhshme në rast se çdo gjë shkon siç kanë planifikuar mjekët e klubit të Golden State. /Telegrafi/