Liverpooli do të pres testet zyrtare për ta mësuar se sa është serioz dëmtimi i yllit të tyre, Philippe Coutinhos. Lojtari beson që nuk është lëndim serioz.
Mesfushorit iu desh ta lëshojë fushën pas një ndërhyrje nga Adrian Mariappa.
Ai u mundua të luajë me lëndim, por trajneri Jurgen Klop vendosi që ta zëvendësojë pas tetë minutave duke e futur në lojë Adam Lallanan.
Klopp shpreson që lëndimi të mos jetë serioz pasi para vetës kanë edhe tri ndeshje që janë sikurse finale për skuadrën e Liverpoolit që kërkon kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Edhe lojtari e ka konfirmuar se lëndimi nuk është aq serioz, por nesër do të bëhen teste.
Skuadra u desh të bënte pa mesfushori edhe para një kohë kur ai ishte lënduar duke munguar në 10 ndeshje. /Telegrafi/