Site icon Telegrafi

Lëndimi i Coutinhos, mësohet sa do të mungojë braziliani

Mesfushori sulmues i Liverpoolit, Philippe Coutinho, nuk do të luajë për gjashtë javë.

Ky është lajmi i fundit që vjen nga infermieria e Liverpolit.

Ai është lënduar në ndeshjen e fundit që skuadra e tij e fitoi kundër Sunderland 2-0.

Lëndimi ka mundur të jetë edhe më i madh dhe kësaj i janë frikësuar më shumë fansat e Liverpoolit.

Lexo po ashtu Klopp flet për lëndimin e Coutinhos, por zbulon se edhe Firmino është lënduar

Do të jetë një mungesë e madhe për Livepoolin që janë duke luftuar për titull, në momentin më kritik të sezonit. Ai prite të mungojë kundër Bournemouthit, West Hamit, Middlesbroughit, Evertonit, Stoke Cityt, Manchester Cityt dhe Sunderlandit.

Liverpool është në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Coutinho është lojtari në dy sezonet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version